Lidhje

Liberman: Komuniteti ndërkombëtar po i bën kërkesa të paarsyeshme Izraelit

  • Zëri Amerikës

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, thotë se është “e paarsyeshme” të pritet që Izraeli të ndërpresë ndërtimet në Jerusalemin Lindor

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, thotë se është "e paarsyeshme" të pritet që Izraeli të ndërpresë ndërtimet në Jerusalemin Lindor. Zoti Lieberman tha sot se plani për ndërtimet u ka dhënë disave në komunitetin ndërkombëtar rastin t'i bëjnë kërkesa të paarsyeshme shtetit hebre.

Izraeli u bë objekt kritikash javën e kaluar pasi qeveria shpalli planin për ndërtimin e 1600 banesave për kolonët izraelitë që banojnë në sektorin lindor të Jerusalemit, të banuar kryesisht nga arabët.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit u tensionuan javën e kaluar kur Izraeli shpalli këtë , në një kohë kur Shtetet e Bashkuara përgatiteshin të rifillonin bisedime indirekte mes Izraelit dhe palestinezëve.
Shtetet e Bashkuara e dënuan planin izraelit për ndërtimin e vendbanimeve dhe i kërkuan Izrtaelit të shfaqte angazhimin e tij për rifillimin e bisedimeve të paqes.

Zyrtarë amerikanë thonë se presin që zoti Netanyahu t'i telefonojë Sekretares së Shtetit Hillari Klinton me përgjigjen e Izraelit.

XS
SM
MD
LG