Lidhje

Abbas pranon tërheqjen graduale të Izraelit


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas thotë se palestinezët do të mund të pranojnë një prani ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor për një periudhë tre vjeçare tranzicioni si pjesë e një marrëveshje paqeje. Por zoti Abbas thotë se "ata që propozojnë 10 apo 15 vjet për një tranzicion" nuk janë serioz në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje.

Në një intervistë të transmetuar në një konferencë izraelite të sigurisë, zoti Abbas tha se është e arsyeshme që Izraeli të lejohet të ketë një "tërheqje graduale" nga Lugina Jordania, një zonë në Bregun Perëndimor që kufizohet me Jordaninë dhe e cila është bërë një çështje qendrore në negociatat e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Izraeli dëshiron një prani të vazhdueshme përgjatë kufirit strategjik, ndërsa palestinezët kërkojnë që Izraeli të tërhiqet nga kjo pjesë pas krijimit të shtetit palestinez.

Zoti Abbas tha se një palë e tretë, si NATO-ja, mund të marrë përsipër sigurinë në këtë rajon gjatë kohës së tërheqjes.
XS
SM
MD
LG