Lidhje

Sulmi me raketë i militantëve në Gaza vret një njeri në Izraelin jugor

  • Zëri Amerikës

Sulmi me raketë i militantëve në Gaza vret një njeri në Izraelin jugor

Sulmi me raketë i militantëve në Gaza vret një njeri në Izraelin jugor

Autoritetet izraelite thonë se një raketë e hedhur nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës vrau një burrë në Izraelin jugor, vdekja e parë nga sulme të tilla që kur Izraeli i dha fund ofensivës në Gazë në janar 2009.

Policia thotë se raketa goditi një komunitet bujqësor sot pranë kufirit me Gazën, duke vrarë një punëtor tailandez ferme. Sulmi ndodhi ndërkohë që shefja e politikës së jashtme të BE-së Kethrin Eshton ndodhej për një vizitë të shkurtër në Gazë si pjesë e një turneu rajonal për nxitjen e përpjekjeve të paqes.

Një grup militant jo shumë i njohur me emrin Ansar al-Suna mori përgjegjësinë për hedhjen e raketës. Izraeli zhvilloi një ofensivë tre-javore kundër militantëve të Hamasit që sundojnë në Gazë nga dhjetori 2008 në janar 2009 në përpjekje për t’i dhënë fund sulmeve me raketa ndaj komuniteteve në Izrael.

XS
SM
MD
LG