Lidhje

Bisedimet izraelito-palestineze


Negociatorët izraelitë dhe palestinezë janë në ditën e tretë të bisedimeve në Kajro, në përpjekjen e fundit për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm për t’i dhënë fund luftimeve që zgjasin prej më shumë se një muaji në Gaza.

Një zyrtar palestinez tha se negociatat ishin një “fazë shumë delikate”, por nuk pati shenja për një marrëveshje të afërt.

Një armëpushim 72 orësh skadon sot. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, konflikti rrezikon të zgjatet. Që kur Izraeli ndërmori një operacion më 8 korrik për të frenuar hedhjen e raketave nga Rripi i Gazës nga Hamasi, mbi 2 mijë vetë kanë humbur jetën, shumica civile palestinezë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG