Lidhje

Izraeli vret familjen e udhëheqësit të Hamasit

Palestinian boy stands next to the bodies of the wife of Hamas's military leader, Mohammed Deif, and his infant son Ali, whom medics said were killed in Israeli air strikes, during their funeral in the northern Gaza Strip August 20, 2014. Israeli air stri

Izraeli dhe palestinezët në Rripin e Gazës ndërmorën disa sulme ndaj njëri-tjetrit sot, ndërsa një nga goditjet ajrore izraelite vrau gruan dhe foshnjën e një udhëheqësi ushtarak të Hamasit në Gaza.

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 90 objektiva në enklavën palestineze në brigjet e Mesdheut, një prej të cilëve ishte shtëpia e komandantit ushtarak të Hamasit Mohammed Deif. Hamasi tha se Deif është ende gjallë por goditja shkaktoi vdekjen e gruas së tij 27 vjeçare dhe të djalit 7 muajsh.

Disa mijëra vetë morën pjesë në funeralin e tyre dhe bënë thirrje për hakmarrje. Trupat, të mbuluar nga flamuj të gjelbër të Hamasit, u çuan nga një xhaminë e një varreze në një kamp refugjatësh në Jabaliya.

Ministri i Brendshëm Izraelit Gideon Saar e cilësoi Deifin një vrasës të regjur dhe tha se Izraeli do ta ndiqte derisa ta vriste.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG