Lidhje

Pesë të vrarë nga sulmet palestineze


Dy sulme palestineze kundër izraelitëve shkaktuan pesë të vrarë, të enjten, një nga ditët më të përgjakshme për Izraelin në një valë sulmesh palestineze me thika që vazhdon prej dy muajsh.

Në incidentin e parë, një palestinez vrau me thikë dy izraelitë në një godinë zyrash në Tel Aviv. Më pas ai u kap nga të pranishmit dhe iu dorëzua policisë.

Radioja shtetërore izraelite tha se forcat e sigurisë janë në kërkim të një personi tjetër i cili me sa duket ndihmoi atë që sulmoi.

Po sot, tre persona, u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri në një vendbanim hebraik në jug të Jeruzalemit. Një numër njerëzish u plagosën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG