Lidhje

OKB: Rifillojnë luftimet në Rripin e Gazës


Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara thotë se goditjet ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe zjarri i raketave të Hamasit drejt Izraelit kanë rifilluar pasi një armëpushim pesëorësh për arsye humanitare, skadoi sot.

Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare për territoret palestineze, James Rawley i tha Zërit të Amerikës se armëpushimi ishte respektuar përgjithësisht nga palët por sulmet rifilluan sapo skadoi armpushimi.

Izraeli kishte akuzuar Hamasin se kishte qëlluar me tre mortaja pasi hyri në fuqi armëpushimi. Ndërkohë Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman thotë se Izraeli nuk ka arritur ende një marrëveshje për një armëpushim të përgjithshëm me Hamasin.

Më herët, një zyrtar izraelit ishte cituar të thoshte se një marrëveshje për një armpushim të përgjithshëm, do të fillonte nesër në orën 6:00 të mëngjesit, me kohën lokale.

Edhe Hamasi e kishte mohuar se zyrtarët kishin finalizuar një marrëveshje për armëpushim.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG