Lidhje

Kryeministri izraelit kërkon hetime


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën thirrje për një hetim të shpejtë lidhur me rrëmbimin e një adoleshenti arab dhe zbulimin e një trupi pa jetë në Jeruzalem.

Policia nuk e ka identifikuar ende trupin dhe po heton në se incidentet janë të lidhura. Autoritetet morën telefonata sipas të cilave një i ri palestinez u detyrua me forcë të hipte në një makinë në pjesën arabe të Jeruzalemit.

Anëtarët e familjes së palestinezit të zhdukur kanë frikë se trupi i djegur i gjetur së fundmi është i tij. Banorët palestinezë dyshojnë se ai u rrëmbye në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e tre të rinjve izraelitë.

Ndërkohë policia izraelite u përlesh me palestinezët në Jeruzalemin lindor pas zbulimit të trupit. Autoritetet thanë se qindra palestinezë hodhën gurë mbi policinë, e cila u përgjigj me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës.

Zoti Netanyahu tha se u ka kërkuar forcave të rendit të gjejnë autorët e vrasjes.

XS
SM
MD
LG