Lidhje

Izraeli ndal ndërtimin e shtëpive në Bregun Përëndimor


Nën presionin ndërkombëtar në rritje, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ndalur planet për ndërtimin e 20 mijë shtëpive të reja për kolonët në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Urdhëri i Kryeministrit Netanyahu mbrëmë vonë ngriu planet për ndërtimin e shtëpive në një zonë veçanërisht të ndjeshme në periferi të Jeruzalemit, të njohur si zona E1. Ndryshimi erdhi vetëm disa orë pasi udhëheqësit palestinezë kërcënuan se do të largohen nga bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara nëse do të fillonte zbatimi i planit për ndërtimin e shtëpive.

Në një deklaratë, zoti Netanyahu tha se plani kishte shkaktuar konflikt "të panevojshëm" me bashkësinë ndërkombëtare në një kohë kur qeveria e tij është duke kërkuar mbështetje për të shtuar presionin kundër Iranit në bisedimet për programin bërthamor të Teheranit.

Më shumë se një milion e gjysmë kolonë izraelitë tani jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor, territore të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967, të cilat palestinezët i konsiderojnë si pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm. Komuniteti ndërkombëtar i konsideron të paligjshme vendbanimet izraelite.
Forcat izraelite u tërhoqën nga Rripi i Gazës në vitin 2005.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG