Lidhje

Izraeli, Siria njoftojnë plane për prodhimin e energjisë bërthamore


Izraeli, Siria njoftojnë plane për prodhimin e energjisë bërthamore

Izraeli, Siria njoftojnë plane për prodhimin e energjisë bërthamore

Izraeli kërkon të bashkëpunojë me fqinjët e tij arabë kur është fjala për të ndërtuar centrale bërthamore

Izraeli dhe Siria kanë njoftuar se po shqyrtojnë planet për të zhvilluar energji bërthamore. Të dyja vendet njoftuan planet gjatë një konference ndërkombëtare për energjinë bërthamore sot në Paris.

Ministri izraelit i infrastrukturës Uzi Landau tha se çdo uzinë bërthamore e ndërtuar në Izrael do të jetë subjekt i të gjitha rregulloreve ndërkombëtare. Ai tha gjithashtu se Izraeli kërkon të bashkëpunojë me fqinjët e tij arabë kur vjen puna për të ndërtuar uzina bërthamore por nuk shpjegoi se çfarë nënkupton një gjë e tillë.

Izraeli përdor gazin natyror dhe qymurgurin për të prodhuar energji elektrike. Ndërkohë në të njëjtën konferencë Siria tha gjithashtu se do të zhvillojë energjinë atomike.

Zëvendësministri i jashtëm sirian Faysal Mekdad tha se Damasku ka nevojë të zhvillojë burime alternative të energjisë, përfshi energjinë bërthamore për të përmbushur kërkesat në rritje.

XS
SM
MD
LG