Lidhje

Sulmet ajrore të Izraelit në Siri dilemë për shtetet arabe

  • Elizabeth Arrott

Lidhja Arabe dënoi sulmet e Izraelit në Siri pavarësisht nga përpjekjet e saj të fundit për të ringjallur procesin e paqes me Izraelin

Goditjet ajrore të kohëve të fundit në Siri kanë sjell reagime të ndryshme, ndërsa Izraeli këmbëngul se veprimet e tij ishin drejtuar tek militantët e Hezbollahur, ndërsa zyrtarët sirianë thonë se sulmet treguan aleancën e Izraelit me "terroristër" në Siri. Përgjigja ndaj sulmeve ajrore izraelite kundër objektivave të qeverisë siriane nënvizon situatën e ndërlikuar të ndërlidhjes mes shteteve fqinje arabe.

Shpërthimet që ndriçuan qiellin e Damaskut hodhën dritë mbi dilemën e shteteve arabe lidhur me luftën civile në Siri.

Lidhja Arabe pezulloi më herët qeverinë siriane të Bashar al-Asadit, por tani me nxitim dënoi sulmet kundër forcave të tij që thuhet se janë kryer nga Izraeli.

Megjithatë qortimi i Izraelit vjen në një kohë kur Lidhja Arabe po përpiqet të ringjallë një plan të vjetër të paqes rajonale që parashikon njohjen e shtetit hebre.

Ekziston edhe faktori sektar në këtë konflikt. Shumica e shteteve ku dominon sekti suni janë hedhur në mbështetje të opozitës Siriane të sektit suni, pjesërisht për të parandaluar shtrirjen e ndikimit të sektit shiit në botën arabe që udhëhiqet nga Irani. Madje duket sikur ka një miratim të heshtur ndaj vendosmërisë së Izraelit për të mos lejuar Iranin të prodhojë armë bërthamore.

Por aleati i Iranit, Hezbollahu ka mbështetje të gjerë në rajon, pikërisht për qëndrimin e saj anti-Izraelit. Shërbimet e zbulimit thonë se sulmet izraelite kishin për synim ndalimin e eksportimit të raketave iraniane për grupin shiit libanez ndërkohë që ato po kalonin përmes Sirisë.

Zyrtarët sirianë u përpoqën të përfitonin nga ky konfuzion, duke e lidhur Izraelin me forcat rebele siriane.

“Ushtria siriane ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur vendin dhe popullin e tij nga shkeljet e brendshme ose të jashtme”.

Megjithë kundërshtimet ndaj sulmeve izraelite nuk ekziston një gatishmëri për ndërhyrje ushtarake.

Kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit sirian dështuan, ideja e ndërhyrjes ushtarake arabe nuk gjeti mbështetje. Ushtritë arabe në dekadat e fundit kanë shmangur konfrontimin me Izraelin, pas disfatës që pësuan në luftërat e mëparshme.

Ndërkohë që Izraeli duket se ka marrë një rol aktiv ushtarakë në Siri, tensionet sektare kanë filluar të përhapen jashtë kufijve të Sirisë dhe më shumë se një milion refugjatë sirianë që kanë ikur në vendet fqinje janë të ndikuar nga këto tensione.
XS
SM
MD
LG