Lidhje

Izraeli paguan 6 milionë dollarë më pak nga detyrimet për OKB-në


Izraeli thotë se nuk do të paguajë 6 milionë dollarë nga detyrimet vjetore për Kombet e Bashkuara, pas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, ku i bëhet thirrje Izraelit që t’u japë fund “aktiviteteve të ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze”. Shtetet e Bashkuara abstenuan, duke u hapur rrugën 14 anëtarëve të tjerë të Këshillit që ta miratojnë rezolutën.

Misioni izraelit në OKB tha të premten se 6 milionët e hequra nga kontributi i plotë prej 40 milionë dollarësh për organizatën botërore përfaqësojnë fonde që do t’u jepeshin komisioneve të OKB-së që merren me çështjet palestineze.

"Është e palogjikshme që Izraeli të financojë komisione që veprojnë kundër nesh në OKB”, tha ambasadori izraelit në OKB Danny Danon.

Misioni izraelit në OKB tha se do të marrë hapa të mëtejshme që kanë si synim “frenimin e aktiviteteve anti-Izrael”, pasi Donald Trumpi të bëjë betimin si President.

XS
SM
MD
LG