Lidhje

Sulme ajrore në Rripin e Gazës


Avionët izraelitë kryen një numër sulmesh në Rripin e Gazës, disa orë pasi raketat e hedhura nga territori palestinez shkaktuan zjarr në një fabrikë izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi për 12 goditje ajrore që kishin si objektiv ato që ajo i quajti objekte të veprimtarisë terroriste. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë njoftuan për dy të plagosur.

Militantët palestinezë qëlluan me raketa Izraelin jugor të premten dhe të shtunën. Një prej raketave ra në një fabrikë të qytetit Sderot, duke shkaktuar zjarr.

Ushtria izraelite thotë se që nga fillimi i qershorit, militantët në Rripin e Gazës kanë hedhur më shumë se 60 raketa në Izrael.

Tensionet janë rritur që nga zhdukja e tre të rinjve izraelitë në Bregun Perëndimor më 12 qershor. Izraeli akuzon Hamasin për rrëmbimin e të rinjve, gjë që Hamasi e mohon.

XS
SM
MD
LG