Lidhje

Izraeli miraton një masë të debatueshme


Kabineti izraelit ka miratuar një propozim të debatueshëm legjislativ, që e shpall Izraelin si vend-shtet të popullit hebre.

Një kabinet i ndarë e miratoi këtë masë sot, por duhet të miratohet nga parlamenti për t’u kthyer në ligj. Projekt-ligji parashikon njohjen e karakterit hebraik të Izraelit, institucionalizimin e ligjit hebraik dhe heqjen e arabishtes si gjuhë zyrtare.

Kritikët thonë se ligji do të minonte karakterin demokratik të Izraelit, ku arabët përbëjnë 20 për qind të popullsisë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e mbështet këtë masë, duke thënë se do të “mështeste të drejtat individuale të të gjithë qytetarëve të Izraelit”, por se vetëm hebrenjtë do të kenë të drejtën e vetëvendosjes në vend.

Ai tha se vetëm hebrenjtë do të kishin të drejtën të imigronin në vendin që ai e përshkroi si “shtetin e tyre të vetëm”.

XS
SM
MD
LG