Lidhje

Trupat izraelite shkatërojnë shtëpitë e të dyshuarve


Trupat izraelite kanë shkatërruar shtëpitë e dy palestinezëve të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë në qershor, që u bë shkas për një luftë që ka lënë mbi 2 mijë të vdekur.

Ushtria tha se shkatërroi shtëpitë sot dhe bllokoi shtëpinë e një të dyshuari të tretë.

Një nga personat, Hussam Kawasma u arrestua në korrik, ndërsa dy të tjerët nuk kanë kapur ende.

Shkatërrimet vijnë ndërsa një armëpushim pesëditor mes të dyja palëve po i afrohet fundit. Negociatorët nuk kanë rënë dakord për një fund përfundimtar të luftimeve.

XS
SM
MD
LG