Lidhje

Dhuna izraelito – palestineze


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa dhuna shtohet në Izrael.

"Nuk ka dyshim se kjo valë sulmesh është pasojë e drejtpërdrejtë e nxitjes. Nxitje nga Hamasi, nxitje nga lëvizja islamike në Izrael dhe nxitje, më vjen keq të them, nga Presidenti Abbas i Autoritetit Palestinez."

"Është absolutisht e rëndësishme t’i jepet fund të gjitha nxitjeve dhe dhunës, për të gjetur një rrugë drejt një një procesi më të madh."

Bisedimet u zhvilluan në Berlin ndërsa në Izrael dhuna vazhdon.

Policia izraelite qëlloi dy palestinezë që dyshohet të jenë përfshirë në sulmin ndaj një izraeliti.

"Unë e njoh atë personalisht. Është e pabesueshme të dëgjosh se është plagosur, shpresoj të bëhet më mirë."

Sulmi i sotëm është një tjetër incidenti në valën e dhunës që ka vrarë të paktën tetë izraelitë dhe rreth 50 palestinezë.

Zoti Kerry pritet të bisedojë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në fund të javës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon po u bën thirrje të dyja palëve për përmbajtje.

"Kur ka një konfrontim ose dhunë unë i kam bërë thirrje palës izraelite për vetëpërmbajtje maksimale. Izraeli ka ushtri të rregullt. Këta janë fëmijët, ju lutemi përdorni përmbajtje maksimale.”

Gjatë takimit të zotit Ban me zotin Abbas të mërkurën në Ramallah, udhëheqësi palestinez përsëriti thirrjen që OKB-ja të sigurojë mbrojtje ndërkombëtare në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor, vend i shenjtë për myslimanët, që nderohet nga hebrenjtë si Mali i Tempullit.

Izraeli ka kundërshtuar praninë e ndonjë force paqeruajtëse të huaj për të mbikëqyrur vendin e shenjtë.

XS
SM
MD
LG