Lidhje

Gjenden trupat e 3 të rinjve të zhdukur izraelitë


Forcat izraelite të sigurisë kanë gjetur trupat e tre të rinjve të cilët ishin zhdukur në Bregun Perëndimor gati tre javë më parë.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Hamasi është përgjegjës për vrasjet dhe tha se grupi do të paguajë një çmim të rëndë. Para mbledhjes së kabinetit të tij të sigurisë për një seancë të posaçme dje, ai tha se adoleshentët u vranë nga ato që ai i quajti "kafshë njeriu".

Hamasi ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e adoleshentëve.

Tre të rinj izraelitë u zhdukën afër Hebronit më 12 qershor ndërsa po ktheheshin në shtëpi nga shkolla. Njoftimet e medias thonë se trupat e tyre u gjetën në afërsi të fshatit Halhuli, në afërsi të vendit ku ata u zhdukën.

Një zëdhënës ushtarak izraelit (nënkolonel Peter Lerner) tha se trupat u gjetën në një fushë të hapur nën një grumbulli gurësh.

Izraeli ka arrestuar qindra anëtarë të Hamasit gjatë operacionit për gjetjen e adoleshentëve të zhdukur.

XS
SM
MD
LG