Lidhje

3 astronautë drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës


Astronautët Tim Kopra nga NASA, Tim Peake nga Agjencia Evropiane e Hapësirës si dhe kozmonauti rus Yuri Malenchenko u nisën sot në udhëtimin 6 orësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Raketa ruse Soyuz u lëshua me sukses nga nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan. Treshja do t’i bashkohet komandatit të Ekspeditës 46, Scott Kelly nga NASA dhe inxhinierëve rus Mikhail Kornienko dhe Sergey Volkov, duke e çuar në gjashtë ekuipazhin në stacionin hapësinor i cili prej katër ditësh funksiononte vetëm me tre pjestarë. Kjo është eksperienca e parë në stacionin ndërkombëtar për Tim Peake nga Agjencia Evropiane e Hapësirës. Ekuipazhi i ri zëvendëson inxhinierët e Ekspeditës 45 Kjell Lindgren nga NASA, Oleg Kononenko nga Agjencia Federale Ruse e Hapësirës dhe Kimiya Yui nga Agjencia Japoneze e Eksplorimeve Hapësinore të cilët u kthyen në tokë javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG