Lidhje

Itali: Aleatët e Kryeministrit Berluskoni humbin në zgjedhjet bashkiake

  • Zëri Amerikës

Itali: Aleatët e Kryeministrit Berluskoni humbin në zgjedhjet bashkiake

Itali: Aleatët e Kryeministrit Berluskoni humbin në zgjedhjet bashkiake

Koalicioni i Kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, ka pësuar një humje poshtëruese, ndërsa kandidatët që ai përkrahu humbën në zgjedhjet për kryetar të bashkive në Milano dhe Napoli.

Avokati i krahut të majtë, Xhuliano Pisapia, mundi zonjën Leticia Morati të Partisë së Berluskonit, Populli i Lirë, në balotazh për kryetar të bashkisë së Milanos, duke fituar 55 për qind të votave. Kjo është hera e parë në 20 vjet që krahu i majtë kontrollon Milanon, qyteti i zotit Berluskoni dhe kryeqyteti financiar i vendit.

Në Napoli, ndërkohë, ish-prokurori Luixhi De Maxhistris, fitoi 65 përqind të votave në krahasim me 35 përqind për aleatin e zotit Berluskoni, Xhani Letieri.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nga shumë veta shihen si një rënie e popullaritetit të Kryeministrit Berluskoni. 74-vjeçari po ballafaqohet me disa akuza gjyqësore, mes tyre një akuzë për marrëdhënie seksuale me një prostitutë të moshës së re. Kryeministri i mohon të gjitha akuzat.

XS
SM
MD
LG