Lidhje

Pres. Napoletano i kërkon Mario Montit të formojë qeverinë e re


Pres. Napoletano i kërkon Mario Montit të formojë qeverinë e re
Pres. Napoletano i kërkon Mario Montit të formojë qeverinë e re

Presidenti i Italisë, Xhorxho Napoletano i kërkoi ekonomistit Mario Monti që të formojë qeverinë e re.

Emërimi u bë sonte, pak pasi presidenti e thirri teknokratin 68 vjeçar në pallatin presidencial.
Ish-komisioneri i Bashkimit Evropian Mario Monti kishte siguruar mbështetje nga partitë kryesore të opozitës dhe disa anëtarë të partisë së zotit Berluskoni.

Zoti Monti nuk ka pasur asnjëherë ndonjë post të zgjedhur në Itali dhe nuk përfaqëson asnjë parti. Ai nuk pranoi t’u fliste gazetarëve për perspektivën e emërimit si kryeministër, sot në mëngjes kur ata i bënë pyetje teksa dilte nga kisha.

Presidenti i Italisë filloi sot këshillimet me udhëheqësit politikë nëse do t’i kërkojë apo jo ekonomistit Mario Monti që të përpiqet të formojë qeverinë e re iraliane, një ditë pasi Silvio Berluskoni dha dorëheqjen, ndërsa vendi ndodhet në prag të një katastrofe financiare.

Presidenti Xhorxhio Napolitano zhvilloi takime të një-pas-njëshme, ndërsa përpiqet të përcaktojë nëse zoti Monti, ish zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, tepër i respektuar, apo dikush tjetër mund të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të formuar qeverinë e ardhshme.

Zoti Monti ishte si zakonisht i qetë dhe i rezervuar kur gazetarët e rrethuan ndërsa dilte nga kisha me të shoqen sot në mëngjes. Ai pozoi për fotografët, por nuk bëri komente.

Presidenti Napolitano u takua me presidentin e Senatit, Renato Skifani në pallatin presidencial para se të zhvillonte bisedime me Xhanfranko Fini, ish aleat i Berluskonit, i cili kryeson Dhomën e Ulët të Deputetëve.

Disa prej përkrahësve dhe aleatëve të zotit Berluskoni janë shprehur kundër perspektivës së një qeverie të udhëhequr nga zoti Monti.

I ndodhur para presionit të përditshëm në rritje nga ana e tregjeve, që humbën besimin tek aftësia e udhëheqësit dikur karizmatik, zoti Berluskoni dha dorëheqjen dje vonë, siç kishte premtuar, sapo u miratuan në parlament masat urgjente kundër krizës.

Italia ndodhej nën presion të madh për të formuar një qeveri të efektshme, që mund të zbatojë reforma dhe masa financiare edhe më të vëshira për të zgjidhur problemin e borxheve gjigande, të cilat në total janë 2.6 trilion dollarë, baraz me 120 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

Italisë i duhet të shkurtojë borxhet me më shumë se 410 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG