Lidhje

Firence, qyteti i rilindjes dhe integrimit të imigrantëve

  • Henry Ridgwell

Firence

Firence

Por mbas një serie sulmesh raciste ndaj imigrantëve afrikanë në Firence, një grup artistësh po theksojnë ndihmesën e të huajve në kulturën fiorentine

Qyteti italian i Firences është i njohur për artin dhe bukurinë e tij. Komuniteti i tij i imigrantëve është pak i njohur. Por pas një serie sulmesh raciste ndaj imigrantëve afrikanë në Firence, një grup artistësh po theksojnë ndihmesën e të huajve në kulturën fiorentine, në të shkuarën e të tashmen.

Firence është djepi i periudhës së Rilindjes, aty ku lulëzoi arti perëndimor në fillimet e shekullit të 14-të.

Tani një grup artistësh po pasqyrtojnë Firencen dhe domethënien e saj në shekullin e 21-të. Ata po rikrijojnë pikturat e Rilindjes duke përdorur fotografi të imigrantëve të qytetit.

Ekspozita titullohet “The New New World”. Fotografi amerikano libanez Mark Abouizeid, i cili jeton në Firence, është një prej kuratorëve.

Ai thotë se projekti mori një kthesë dramatike kur një njeri i armatosur me bindje të ekstremit të djathtë hapi zjarr ndaj imigrantëve senegalezë në dhjetor të vitit 2011, duke varë dy njerëz.

‘Ne vendosëm që në vend që të zemëroheshim dhe të thonim se kjo është e gabuar, do të ishte mirë për herë të parë të tregonim gjithçka të mirë që kishim, duke nisur nga Rilindja, gjatë së cilës u krijuan disa prej veprave më të bukura që bota sot ende kujton, deri në ditëtë tona, ku falë imigrantëve, kemi një rilindje kulturore që po nis sërish”.

Elhjad Sall është banor i Firences dhe model në disa prej fotografive.

“Në Senegal, unë punoja për një kompani publike të ujësjellësit. Kisha çdo gjë, një punë, bashkëshorten, dy fëmijë, një shtëpi. Kur isha me pushime, takova një tjetër senegalez i cili jetonte në Firence. Ai këmbnguli që t’a vizitoja dhe këtu gjeta qytetin më të bukur në botë”.

Kuratotët e ekspozitës thonë se ata nuk po shohin thjesht për ngjashmëri fizike mes portreteve të tanishëm e atyre të Rilindjes, por edhe afri mes roleve të tyre në shoqëri. Salli u përzgjodh si model për pikturën e Botiçelit “Portret i një të riu me medalje”.

Si djali në pikturë, Elhjadi është pak i njohur, por si një prej riparuesëve duarartë të qytetit, puna e tij ndjehet kudo.

Ekspozita mori mbështetjen e ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Firence.

“Një qytet si Firence tërheq shumë, shumë njerëz dhe si rrjedhojë mund të përjetojnë probleme të integrimit. Aspekti më kompleks është që si banor i këtij qyteti të ndjehesh mirë me këtë larmi të re në jetën e përditëshme”.

Në kulmin e Pranverës Arabe, dhjetra mijëra afrikanë shkuan në Itali me varka.

Të dhënat e fundit tregojnë se shumë imigrantë jan rikthyer në vendin e tyre si pasojë e krizës në Itali.

Elhadj Sall po e konsideron kthimin në Senegal.

‘Çdo gjë ka ndryshuar, është shumë e vështirë. Unë e kam humbur punën 2-3 herë kohët e fundit. Tani që po flasim, jam i papunë”.

Ekspozita është hapur në Pallatin Vechio të Firences dhe kuratorët e saj e kanë në plan që të zhvillojnë një turne me të anembanë Italisë.
XS
SM
MD
LG