Lidhje

Itali, Gjykata hap mundësinë për t’i hequr imunitetin kryeministrit Berluskoni


Itali, Gjykata hap mundësinë për t’i hequr imunitetin kryeministrit Berluskoni
Itali, Gjykata hap mundësinë për t’i hequr imunitetin kryeministrit Berluskoni

Gjykata e lartë në Itali hapi mundësinë për t’i hequr imunitetin kryeministrit Silvio Berluskoni dhe për ta detyruar politikanin në pozitë të vështirë, të gjykohet nën akuzat për manipulime dhe korrupsion.

Gjykata Kushtetuese vendosi të hedhë poshtë një përjashtim mbrojtës që u jepej anëtarëve të qeverisë dhe lejon gjykatës të veçantë të vendosin nëse kryeministri duhet të gjykohet.

Zoti Berluskoni kërkohet të dalë para drejtësisë për dy çështje. Të dyja janë pezulluar sipas një ligji që e lejon të pandehurin të deklarojë pengesën legjitime të procesit duke qënë kryeministër apo anëtar i qeverisë.

Vendimi i gjykatës vjen ndërsa kryeministri italian përballet me akuza për një seri skandalesh seksuale dhe grindje me ish aleatët e tij politik.

Zoti Berluskoni këmbënguli para vendimit të gjykatës se qëndrueshmëria e qeverisë së koalicionit nuk do të ndikohet nga asnjë vendim.

XS
SM
MD
LG