Lidhje

Incident vdekjeprurës në Milano


Një person i armatosur hapi zjarr në një sallë gjyqi në Milano, duke vrarë një gjykatës dhe dy persona të tjerë.

Sipas autoriteteve ai quhet Claudio Giardiello dhe është ndaluar nga policia.

Giardiello po gjykohej për një çështje falimentimi financiar. Ai vrau gjykatësin Fernando Ciampi në zyrën e tij, ndërsa dy viktimat e tjera, një avokat dhe një person tjetër, që po gjykohej për të njëjtën çështje, u vranë në sallën e gjyqit.

Autoritetet thanë se në gjykatë u gjet edhe një viktimë e katërt, por pa shenja plage në trup. Për të nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Vrasjet e sotme në gjykatën e Milanos kanë ngritur shqetësime se si personi arriti të fusë armën në gjykatë. Vizitorët që hyjnë në ndërtesë duhet të kalojnë përmes kontrollit me detektorë për lëndë metalike.

XS
SM
MD
LG