Lidhje

Kryeministri i ri i Italisë Monti paraqiti programin e qeverisë me masa shtrënguese


Kryeministri i ri i Italisë Monti paraqiti programin e qeverisë me masa shtrënguese
Kryeministri i ri i Italisë Monti paraqiti programin e qeverisë me masa shtrënguese

Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti, paraqiti programin e qeverisë me masa shtrënguese, duke thënë se aftësia e Italisë për të zgjidhur krizën e borxhit të saj është kritike për të ardhmen e euros.

Kryeministri Monti iu drejtua dhomës së lartë e parlamentit, përpara një votëbesimi i cili pritet të zhvillohet më vonë. Dhoma e ulët e parlamentit do të votojë nesër për planin.

Kryeministri tha se ai mund të rikthejë një taksë të papëlqyeshme të pronës që u eliminua nga paraardhësi i tij, Silvio Berluskoni, i cili dha dorëheqjen të shtunën e kaluar.

Kryeministri talian gjithashtu tha se do të konsiderojnë rregullimin e gjithë sistemit të taksave për të ulur taksat për punëdhënësit dhe për punëdhënësit që punësojnë gratë. Ai tha se kalimi i barrës tatimore nga punëdhënësit tek konsumatorët do të nxisë rritjen ekonomike.

Ndërkohë, mijëra studentë në Itali po protestojnë kundër qeverisë së re të vendit. Studentët në Milano, Romë dhe në qytete të tjera u përleshën me policinë gjatë protestave kundër shkurtimit të buxhetit të qeverisë dhe mungesës së vendeve të punës.

Mijëra studentë janë duke protestuar në Itali kundër qeverisë së re të vendit, e drejtuar nga Kryeministri Mario Monti, përpara një votëbesimi sot në parlament.

Studentët u përleshën me policinë në Milano, Romë dhe qytete të tjera, duke protestuar kundër shkurtimeve të shpenzimeve qeveritare dhe papunësisë së lartë.

Greva e punonjësve të transportit urban në Romë bëri që shërbimi i trenave dhe autobuzëve në qytet të ndërpritej.

Protestat filluan disa orë para se Kryeministri i ri t’i paraqesë dhomës së lartë të parlamentit një plan që parashikon masa ekonomike shtrënguese të thella, të cilat synojnë nxjerrjen e vendit nga kriza e borxhit. Plani i këtyre masave pritet të pasohet nga një votëbesim mbi qeverinë në të dyja dhomat e parlamentit.

XS
SM
MD
LG