Lidhje

Itali: Ndërpritet puna për nxjerrjen e naftës nga anija e përmbytur


Itali: Ndërpritet puna për nxjerrjen e naftës nga anija e përmbytur
Itali: Ndërpritet puna për nxjerrjen e naftës nga anija e përmbytur

Ekipet e shpëtimit që po përgatiteshin të nxirrnin mijëra tonë karburant prej anijes së mbytur në brigjet e Italisë, ndërprenë sot punën për shkak të motit të papërshtatshëm.

Zyrtarët thanë se një varkë në të cilën ndodheshin pajisjet për heqjen e lëndës djegëse u largua sot nga anija Costa Concordia për shkak të kushteve të pasigurta.

Skuadra punonjësish shpresojnë të nxjerrin prej depozitave të anijes të gjithë sasinë e karburantit të saj, për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Ndërkohë, kërkimet për trupa të pajetë të viktimave vazhduan pranë anijes turistike, e cila gjendet gjysmë nën ujë pranë ishullit Giglio në brigjet e Italisë veriperëndimore. Sot polumbarët gjetën trupin e një gruaje, duke e çuar kështu numrin e viktimave të konfirmuara në 17. Vazhdojnë të mbeten të humbur 16 persona të tjerë.

XS
SM
MD
LG