Lidhje

Itali: Prokurorët kërkojnë gjyq menjëherë për Berluskonin

  • Zëri Amerikës

Itali: Prokurorët kërkojnë gjyq menjëherë për Berluskonin

Itali: Prokurorët kërkojnë gjyq menjëherë për Berluskonin

Prokurorët italianë kanë kërkuan që kryeministri Silvio Berluskoni të dalë menjëherë në gjyq lidhur me hetimet mbi marrëdhëniet e tij me një vajzë të mitur dhe përpjekjet për t’i mbuluar këto marrëdhënie duke përdorur postin e tij.

Një gjykatës duhet të vendosë tani nëse do ta pranojë kërkesën, e cila u paraqit sot në një gjykatë të Milanos.

Prokurorët në Milano e akuzojnë kryeministrin se ka paguar për seks me një numër vajzash të reja, duke përfshirë një kërcimtare marokene 17-vjeçare, me emrin Ruby, e cila është në qendër të hetimeve kundër kryeministrit.

Zoti Berluskoni, i kritikoi përpjekjet e prokurorëve për të shpejtuar gjykimin, duke thënë se qëllimi i tyre është ta rrëzojnë nga pushteti.

XS
SM
MD
LG