Lidhje

Italia: Shqipëria e meriton Statusin kandidat


Presidenti italian Giorgio Napolitano konfirmoi sot në Tiranë mbështetjen e vendit të tij në procesin e integrimit. Presidenti Nishani: Të thellojmë bashkëpunimin ekonomik

Italia angazhohet të vazhdojë të luajë rolin e saj si një avokate e fortë e Shqipërisë për përparimin e saj ë procesin e Integrimit europian. Këtë e konfirmoi sot në Tiranë presidenti italian Giorgio Napolitano i cili tha se Shqipëria meriton të marrë statusin kandidat pa shtyrje të tjera, ndërsa bëri thirrje që vendi të ecë përpara me reformat duke vënë theksin te nevoja e bashkëpunimit mes forcave politike. Nga ana e tij presidenti shqiptar Bujar Nishani deklaroi se vendi i tij është i vendosur për të bërë një ndryshim thelbësor.
Presidenti Napolitano në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Një nga figurat qëndrore dhe simbol të politikës italiane, presidenti Giorgio Napolitano, u rikthye në Shqipëri pas 17 vitesh, nga vizita e tij si ministër i brendshëm në gjysmën e dytë të viteve ’90. Në atë kohë Italia ishte një ndër shtetet që ofroi një ndihmë të madhe për transformimin e një vendi që dilte nga trazirat dhe një tranzicion problematik. Ajo mbetet edhe sot një përkrahëse fortë në arenën ndërkombëtare por edhe partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë.

Në fjalën e tij pas takimit me presidentin Napolitano, kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani, nënvizoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, vecanërisht atë ekonomike
Clipp “Italia është një partner kyc e mjaft i rëndësishëm në fushën ekonomike. Shpreha interesin për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe rritur shkëmbimet regtare, për të promovuar investimet italiane në Shqipëri, për të ftuar kompani të njohura italiane për të investuar në vendin tonë në fusha si infrastruktra, turizmi, energjitika, shërbimet, fasoneria etj, duke shfrytëzuar eksperiencën e deritanishme, mundësitë që ofron regu shqiptar dhe si një instrument efikas, samitet ekonomike”.

Italia konsiderohet edhe si avokati kryesor i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, dhe presidenti Napolitano u shpreh se ajo do të vazhdojë ta luajë këtë rol
Clipp “natyrisht gjëja më e rëndësishme për një avokat është të mos humbas cështjet, dhe ne jemi të bindur se do t’ja dalim të fitojmë edhe cështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin europian, pas anëarësimit të saj në Nato. Ka një vendim që do të duhet të merret sërish, për t’i njohur Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dhe për ne, duhet të merret pa vonesa të tjera”
Nga ana e tij presidenti Bujar Nishani garantoi për një angazhim të fotë të vendit në procesin e integrimit europian
Clipp “Ne e konsiderojmë statusin e vendit kandidat si stacionin e radhës të një rruge e cila do të kërkojë reforma të mëtejshme shumë më të thella e të plota, sidomos sa i përket sundimit të ligjit, në mënyrë që të përgatitemi për hapjen e bisedimeve të pranimit. Ne jemi shumë të vendosur për të bërë një ndryshim thelbësor në këtë fushë”.

Por ndërsa njeh përpjekjet e bëra nga Shqipëria presidenti Napolitano edhe në fjalën e mbajtur pasdite në parlamentin shqiptar, theksoi nevojën e përpjekjeve të mëtejshme në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe në reformën në sistemin e Drejtësisë, ndërsa shtoi se po kaq i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi mes forcave politike që duhet të bëhet, sic u shpreh ai, pjesë e kartvizitës shqiptare përpara institucioneve europiane.
XS
SM
MD
LG