Lidhje

Itali: Shtohen shqetësimet për katastrofë ambjentaliste në brigjet e ishullit Xhilio


Itali: Shtohen shqetësimet për katastrofë ambjentaliste në brigjet e ishullit Xhilio
Itali: Shtohen shqetësimet për katastrofë ambjentaliste në brigjet e ishullit Xhilio

Numri i të vdekurve nga anija turistike italiane Costa Concordia arriti ka arritur në 13, pasi palombarët nxorrën dje trupin pa jetë të një gruaje nga pjesa e mbrapme e anijes.

Sot ekipet e shpëtimit kryen një shpërthim rutinë të kontrolluar, për të bërë të mundur futjen në disa pjesë të anijes, që ishin bllokuar pas aksidentit.

Ndërkohë, të afërmit e njerëzve që figurojnë të zhdukur pas fatkeqësisë kishin shkuar sot në portin e Giglios për të mësuar të rejat më të fundit nga kërkimi për të dashurit e tyre.

Zhytësit kanë vazhduar kërkimin për 19 personat e zhdukur, ndërsa ka shqetësime për rrezikun e një katastrofe ambjentaliste rrjedhja e karburantit të anijes së përmbysur.

XS
SM
MD
LG