Lidhje

Itali: Zjarrfikësit gjejnë dy të mbijetuar në një kabinë të anijes “Costa Concordia”


Itali: Zjarrfikësit gjejnë dy të mbijetuar në një kabinë të anijes “Costa Concordia”
Itali: Zjarrfikësit gjejnë dy të mbijetuar në një kabinë të anijes “Costa Concordia”

Zjarrfikësit arritën të gjenin dy persona të mbijetuar në një nga kabinat e anijes së mbytur italiane “Costa Concordia” në Detin Tiren.

Zjarrfikësit vendosën lidhje me çiftin dhe e gjetën atë në një prej kabinave. Të paktën tre njerëz humbën jetën kur anija goditi tokën të premten në mbrëmje në brigjet veriore të Italisë dhe u pëmbys në njërin krah. Më shumë se 30 persona të tjerë u plagosën.

Të paktën 40 vetë figuronin ende të humbur dje vonë.

Kapiteni italian Francesco Schettino u ndalua mbrëmë disa orë për t’u marrë në pyetje. Agjencia italiane e lajmeve ANSA thotë se ai mund të jetë përballë disa akuzave, përfshirë vrasjen dhe braktisjen e anijes.

Tri trupa u nxorrën nga deti dhe autoritetet thonë se të paktën 40 vetë figurojnë të humbur rreth 24 orë pas incidentit.

Lajmet bëjnë të ditur se dy francezë humbën jetën si dhe një anëtar peruvian i ekuipazhit.

Operacionet e emergjencës u ndërprenë mbrëmë, pasi zhytësit e kaluan ditën duke kërkuar nëpër pjesën e zhytur në ujë të anijes dhe në ujërat përreth saj.

Të mbijetuarit kishin veshur jelekët e shpëtimit dhe helikopterët evakuan më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe personel të anijes në ishullin e Xhilion dhe Porto Santo Stefanos dje para dite.

XS
SM
MD
LG