Lidhje

Italia shpëton 3.500 emigrantë në Mesdhe


Autoritetet italiane thonë se kanë shpëtuar 3.500 emigrantë dhe kanë gjetur të paktën 18 trupa pa jetë në Detin Mesdhe që nga e premtja.

Numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Itali nga Libia dhe pjesë të tjera të Afrikës Veriore është rritur pasi shumë njerëz përpiqen të përfitojnë nga deti i qetë i verës. Rreth 100,000 emigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë gjatë këtij viti.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punët e Brndshme, Cecilia Malmstrom tha se është e tronditur nga vdekjet e emigrantëve. Ajo tha se Komisioni Evropian është i përkushtuar për të ndihmuar Italinë në përpjekjet për të shpëtuar dhe ndihmuar emigrantët.

Italia thotë se shpenzon 13 milion dollarë në muaj për patrullat ajrore dhe detare të aktivizuara pas mbytjes së më shumë se 360 emigrantëve pranë ishullit të Lampeduzës tetorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG