Lidhje

Itali: Një tërmet me fuqi 6 ballë shkaktoi vdekjen e të paktën 6 njerëzve


Një tërmet me fuqi 6 ballë tronditi dje Italinë veriore duke vrarë të paktën 6 vetë dhe duke shkatërruar ndërtesa shekullore dhe kisha në gjithë rajonin. Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti e kishte epiqendrën 35 kilometra nga Bolonja. Goditja ndodhi në orën katër të mëngjesit dje, duke detyruar banorët e tmerruar të dilnin në rrugë. Më pas u ndjenë edhe disa pasgoditje, më e fuqishmja me magnitudë 5.1.

Shumë nga banorët thonë edhe sot se kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre, për shkak të mundësisë së pasgoditjeve të tjera. Një pjesë e tyre po strehohen nëpër tenda dhe makina dhe nuk pranojnë të kthehen në shtëpi nga frika e shembjes së ndërtesave të tronditura dhe për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Tërmeti shembi ndërtesa historike dhe kisha, disa prej tyre 1500 vjeçare. Ministria italiane e kulturës tha se dëmi ka qënë i madh.

XS
SM
MD
LG