Lidhje

Italia bie në recesion


Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, sot konfirmoi se vendi ka rënë në recesion, pasi njoftoi se ekonomia është tkurrur me 0,7 për qind në tremujorin e katërt të 2011, pas një rënieje me 0,2 për qind të prodhimit të brendshëm.

Ekonomia italiane është tkurrur në kushtet kur vendi po zbaton masat e rrepta qeveritare për trajtimin e borxhit në rritje të vendit.

Kryeministri Monti nxitoi me zbatimin e planit të masave të ashpëra prej 33 miliardë Eurosh dhe tani po punon që reformat të fuqizojnë rritjen ekonomike të vendit. Nesër ai pret në Romë kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar për gjendjen ekonomike të vendit.

Sipas treguesve, se gjatë këtij viti ekonomia italiane do të vazhdojë të ngadalësohet. Gjatë dekadës së fundit Italia ka qenë vendi i Eurozonës me zhvillimin më të ngadaltë të ekonomisë.

XS
SM
MD
LG