Lidhje

Italia do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar


Italia do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar
Italia do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar

Me rritjen e kostos së huasë, Italia thotë se do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni e mori këtë zotim mbrëmë në një konferencë të shpejtë shtypi, duke thënë se qeveria do të përpiqet të fitojë miratimin për një amendament kushtetues për balancimin e buxhetit të saj vjetor.

Deklarata e zotit Berluskoni erdhi në fund të një jave, gjatë së cilës interesat e bonove të thasarit u ngritën ndjeshëm, duke e shtuar kështu frikën e investitorëve se Italia mund të detyrohet t’i bashkohet Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar borxhet.

Indekset e bursave evropiane ranë ndjeshëm dje për shkak të frikës se qeveritë e mbytura nga borxhet të Italisë dhe Spanjës, ekonomitë e treta dhe të katërta më të mëdha, përbëjnë kërcënim për Euron, monedhën e përbashkët të 17 vendeve të kontinentit.

Ndërkaq, Presidenti Barak Obama foli në telefon dje me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel rreth zhvillimeve më të fundit në krizën e eurozonës. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se përshëndet udhëheqjen e të dy vendeve në trajtimin e sfidave që ndjesh ekonomia evropiane.

XS
SM
MD
LG