Lidhje

Refuzohet kërkesa për pezullimin e gjyqit të Berlusconit


Një gjykatë në Milano refuzoi një kërkesë nga ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi për të pezulluar procesin gjyqësor kundër tij nën akuzat se ka paguar për shërbime seksuale. Avokatët e zotit Berlusconi argumentuan se roli i tij si drejtues i një koalicioni të qendrës së djathtë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm do ta pengonte procedurën.

Prokurorët e kanë akuzuar palën mbrojtëse se po përpiqet të tërheqë çështjen për të mënjanuar një vendim para zgjedhjeve.

Ndërkohë avokatët mbrojtës thanë se nuk kishin nevojë të dëgjonin dëshminë e kërcimtares ekzotike marrokene që është në qendër të këtij skandali. Karima el-Mahroug, e njohur gjithashtu si Ruby doli në gjykatë sot për të dëshmuar.

Berluskoni akuzohet se kishte paguar për seks me marokenen, e kur ajo ishte 17 vjeç, dhe se u përpoq ta fshehë këtë. Të dy ata mohojnë se kanë patur kontakte intime. Prostitucioni është i ligjshëm në Itali, por jo për moshën nën 18 vjeçare.

Ish kryeministri akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka ushtruar presion ndaj policisë për lirimin e El Mahrogit, pasi ajo u ndalua për vjedhje.
XS
SM
MD
LG