Lidhje

Policia italiane kryen bastisje


Policia italiane thotë se po kryen bastisje që kanë në shënjestër 18 ekstremistë të dyshuar islamikë që besohet se janë të lidhur me disa sulme në Pakistan dhe mund të kenë planifikur një sulm ndaj Vatikanit.

Prokurori Mauro Mura u tha gazetarëve në Sardenjë sot se dy persona që mendohet të kenë qenë truproja të Osama bin Ladenit janë mes të dyshuarve. Të tjerë të dyshuar mendohet të kenë planifikuar një sulm ndaj Vatikanit, që nuk u realizua.

Ai tha se telefonatat e interceptuara linin të kuptohej se kishte "sinjale të disa përgatitjeve për një sulm të mundshëm" ndaj Vatikanit. Policia tha se subjektet e operacionit në shkallë vendi, të gjithë besohet të jenë pakistanezë ose afganë dhe dyshohet se mund të kenë qenë duke u përgatitur të fillonin një kryengritje kundër qeverisë pakistaneze.


XS
SM
MD
LG