Lidhje

Marina italiane shpëton 281 emigrantë sirianë


Roja bregdetare italiane thotë se ka shpëtuar rreth 300 emigrantë sirianë nga një anije peshkimi që ndodhej në mëshirë të fatit.

Të 281 emigrantët, burra, gra dhe fëmijë, u shpëtuan dje në Detin Mesdhe. Zyrtarët thonë se disa nga emigrantët janë në gjendje të keqe shëndetësore. Italia filloi të shtojë patrullimet për emigrantët vitin e kaluar pas mbytjes së një anijeje të tejmbushur me azil-kërkues pranë Lampedusës, incident në të cilin humbën jetën të paktën 359 vetë. Italia ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë më shumë për të ndihmuar në patrullimin e ujërave mesdhetare.
XS
SM
MD
LG