Lidhje

Itali, fillojnë hetime për shkelje të kodit të ndërtimit


Në Itali, zyrtarët kanë hapur një hetim, i cili do të fokusohet tek strukturat e ndryshme që u shembën pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës, që shkatërroi katër qytetet në zonën malore të pjesës qendrore të vendit.

Prokurorët publikë të zonës thonë se do të hetojnë jo vetëm për faktin përse ndërtesat e publike të ngritura kohët e fundit, përfshirë një shkollë të rinovuar në vitin 2012, nuk i rezistuan dot forcës goditëse të tërmetit, por ata po kërcënojnë gjithashtu se do të ngrenë akuza kundër disa pronarëve, të cilët mund t’u kenë bërë ndryshime konstruksionit të shëpive të tyre të lashta, duke shkelur kodet e sotme të ndërtimit dhe ato anti-sizmike.

Kryeprokurori i provincës Rieti, i tha gazetës “The Guardian” se të gjithë besojnë se kjo tragjedi nuk ishte thjesht çështje fati.

"Detyra jonë është të verifikojmë në se ka patur edhe përgjegjësi të faktorit njerëzor”- tha ai. Sot Italia ishte në një tjetër ditë zije kombëtare për rreth 300 viktimat e tërmetit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG