Lidhje

Italia mbyll ambasadën e saj në Libi


Italia mbylli ambasadën e saj në Libi dhe tërhoqi personelin e saj në klimën e dhunës së vazhdueshme në vendin afrikano-verior.

Trupa diplomatike italiane atje ishte një nga misionet e fundit evropiane që kishte mbetur hapur. Qeverisje paralele dhe milici të shumta të armatosura janë përfshirë në një betejë të vazhdueshme dhe vdekjeprurëse për pushtet që kur vdiq Moammar Gadhafi në vitin 2011.

Ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni tha se përkeqësimi i gjendjes e kishte bërë domosdoshmëri mbylljen e ambasadës.

XS
SM
MD
LG