Lidhje

30 emigrantë humbin jetën në Detin Mesdhe


Marina italiane ka gjetur trupat e 30 emigrantëve në një anije të një kontrabandisti. Mendohet se ata janë mbytur gjatë përpjekjeve të kalimit në Itali.

Anija transportonte rreth 600 emigrantë. Marina italiane dje solli të mbijetuarit në Pozzallo në pjesën jugore të Sicilisë.

Marina tha se ka shpëtuar më shumë se 5 mijë emigrantë në dy ditët e fundit.

Emigrantët, të cilët besohet të jenë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, u gjetën në një anije peshkimi të mbingarkuar në mes të Libisë dhe Sicilisë.

Zyrtarët italianë thonë se më shumë se 50 mijë emigrantë kanë arritur në Itali nga Afrika Veriore deri më tani këtë vit. Ata kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për menaxhimin fluksit të refugjatëve nga trazirat politike dhe ekonomike në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG