Lidhje

Ivanka Trump mbron qëndrimet e të atit


Ivanka Trump, vajza e Presidentit Trump mbrojti sot të atin për qëndrimet e tij ndaj grave duke thënë se kritikat e medias ndaj sjelljeve të mëparshme të presidentit, po “mbahen gjallë nga shtypi”

Ajo i bëri këto komente në Berlin, në udhëtimin e parë jashtë si anëtare e ekipit presidencial amerikan. Ajo tha se përvoja e saj dhe ajo e punonjëseve të tjera gra në bizneset e të atit "përbëjnë një testament të besimit të fortë që ka Donald Trumpi në potencialin e grave dhe aftësinë e tyre për ta bërë punën aq mirë sa dhe burrat”.

Komentet e zonjës Trump u bënë gjatë një paneli diskutimesh në kuadër të takimit të grave të Grupit të 20-es, që trajtoi temën e mbështjes së grave në biznes.

Në takim merrnin pjesë edhe kancelarja gjemane Angela Merkel dhe drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.

Zonja Trump pranoi se ende po mëson se si të ndikojë pozitivisht në jetën e grave në mbarë botën.

"Po përpiqem të mendoj se si të ndikoj sa më mirë për të fuqizuar rolin e grave në ekonomi si në vend ashtu edhe në të gjithë globin".

Duke përmendur Amerikën si shembull, Ivanka Trump tha se klima e biznesit për sipërmarrëset gra është "tepër premtuese". Vetëm 30 për qind e bizneseve private janë në pronësi të grave, megjithëse përfaqësojnë gjysmën e popullsisë.

"Ka ende shumë për të bërë, nuk kemi mbërritur ende aty ku duhet", tha ajo.

Ivanka Trump u ftua në takim nga kancelarja Merkel. Gjatë udhëtimit të saj në Berlin, Vajza e Parë pritet të vizitojë dhe memorialin që përkujton hebrenjtë e vrarë në Evropë gjatë Holokaustit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG