Lidhje

Netanjahu: Izraeli i gatshëm të zgjerojë sulmet


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar sot se Izraeli është i gatshëm që të zgjerojë në mënyrë domethënëse sulmet ndaj Rripit të Gazës, të kontrolluar nga Hamasi. Që nga shpërthimi i konfliktit ditën e mërkurë, 49 banorë të Gazës janë vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre 14 fëmijë. Më shumë se 500 raketa janë hedhur nga rripi i Gazës, duke shkaktuar vdekjen e tre izraelitëve.

Izraelitët kanë sulmuar edhe sot rripin e Gazës nga ajri e deti, në përgjigje të raketave që palestinezët nisin drejt tyre.

“Forcat Mbrojtëse izraelite kanë sulmuar më shumë se 1 mijë celula terroriste në rripin e Gazës dhe vazhdojnë operacionet e tyre edhe në këto momente. Këto sulme kanë shkatuar dëme serioze për armët që i janë drejtuar Izraelit, dhe njerëzve që i mbështesin e drejtojnë ato. Gjithë kjo histori ka një çmim të lartë për Hamasin dhe Forca Mbrojtëse e Izraelit është e pregatitur që të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme veprimet e veta”.

Gjatë sulmeve të sotme izraelite janë goditur edhe dy ndërtesa mediatike në qytetin e Gazës. Sipas dëshmitarëve, 8 gazetarë janë plagosur si pasojë e sulmit.
Sipas burimeve vendase, në tre sulmet e sotme, mes të vrarëve ishin edhe tre fëmijë. Ndërkohë, palestinezët kanë goditur me raketa një kompleks banimi në qytetin e Ashkelonit, ndërsa një gjatë bombardimeve të mëparshme janë plagosur dy njerëz në shtëpinë e tyre në këtë qytet.

Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius u nis sot për në Jeruzalem për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi.

Ministri i jashtën britanik William Hague paralajmëroi Izraelin se do të humbasë mbështetjen ndërkombëtare, nëse nis një ndërhyrje tokësore në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG