Lidhje

SHBA: Irani ende larg prodhimit të bombës bërthamore


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se Irani nuk është në prag të ndërtimit të një arme bërthamore, pavarësisht nga komentet e ministrit izraelit të mbrojtjes se Uashingtoni ka ndryshuar vlerësimin e tij.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar konfirmoi sot (të premten) se qeveria amerikane vazhdon të vlerësojë se Irani nuk është në prag të prodhimit të një arme bërthamore, dhe beson se ka kohë për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për ta parandaluar një gjë të tillë.

Ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak dje tha për Radio Izraelin se një raport i ri i zbulimit amerikan i sjell vlerësimet e Uashingtonit më pranë mendimit të shërbimeve sekrete izraelite se Republika Islamike ka bërë përparime “të rëndësishme” drejt aftësive ushtarake bërthamore.

Ehud Barak ka komentuar në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një raport izraelit të botuar të enjten në gazetën Haaretz ku thuhet se Presidenti Barak Obama kishte marrë një raport të ri të shërbimit kombëtar të zbulimit në të cilin pohohet vlerësimi izraelit mbi përparimin e Iranit drejt prodhimit të armëve bërthamore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG