Lidhje

Incident pranë qendrës historike të Jeruzalemit


Policia izraelite vrau dy palestinezë që sulmuan me thika tre këmbësorë izraelitë pranë qendrës historike të Jeruzalemit, akti i fundit i dhunës nga ana e palestinezëve dhe masave mbrojtëse të Izraelit.

Një zëdhënëse e policisë tha se një nga palestinezët e goditut në sulmin e sotëm, vdiq në vendngjarje dhe i dyti vdiq në spital.

Zyrtarët e mjekësisë thanë se tre izraelitët ishin plagosur rëndë.

Një fushatë sulmesh me thika, armë zjarri dhe përplasje makinash nga palestinezët muajt e fundit ka shkaktuar vdekjen e 19 izraelitëve dhe një shtetasi amerikan.

XS
SM
MD
LG