Lidhje

Izrael: Një gjykatë vendos që një imigrant serb nga Bosnja të qëndrojë në burg


Izrael: Një gjykatë vendos që një imigrant serb nga Bosnja të qëndrojë në burg

Izrael: Një gjykatë vendos që një imigrant serb nga Bosnja të qëndrojë në burg

Një gjykatë izraelite vendosi sot që një imigrant serb nga Bosnja të qëndrojë në burg, ndërkohë që prokurorët po përpiqen ta ekstradojnë atë në Bosnje, ku kërkohet nën akuzat për gjenocid.

Aleksandër Cvetkoviç akuzohet se ka qënë pjesë e një skuadre prej 8 vetësh që ka marrë pjesë në vitin 1995 në masakrimin e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Srebrenicës. Një avokat thotë se i pandehuri i mohon akuzat.

Nëse ai e apelon vendimin, procedurat e ekstradimit mund të zgjasin disa muaj. Policia izraelite e arrestoi Aleksandër Cvetkoviçin të martën. Ai ishte vendosur në Izrael me familjen në vitin 2006 dhe kishte marrë nënshtetësinë izraelite nga e shoqja që është hebre. Masakra e Srebrenicës cilësohet si krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG