Lidhje

Ushtria izraelite vret 3 palestinezë


Ushtria izraelite vrau sot tre palestinezë, pasi ata kryen sulme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ushtria izraelite tha se dy nga sulmuesit hapën zjarr ndaj kalimtarëve në një stacion autobuzi tek hyrja e një vendbanimi hebraik pranë qytetit të ndarë të Hebronit. Forcat izraelite qëlluan ndaj sulmuesve.

Sipas ushtrisë, një tjetër sulm ndodhi “disa momente më vonë” në po të njëjtin vend, ku një makinë u përplas me një automjet ushtarak.

Një valë e dhunës palestineze nëpër rrugë, ka shkaktuar që nga tetori të paktën 184 të vrarë mes palestinezëve, 28 izraelitë dhe dy shtetas amerikanë.

Analistët thonë se shkak i shtimit të dhunës është irritimi që ndjejnë palestinezët e rinj nga shtimi i vendbanimeve hebraike në tokat ku palestinezët duan të ndërtojnë shtetin e tyre të ardhshëm, si dhe nga thirrjet e islamikëve për shkatërrimin e Izraelit.

XS
SM
MD
LG