Lidhje

Ende pa përparim bisedimet në Egjipt


Zyrtarët izraelitë thonë se nuk është arritur ndonjë përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti me Hamasin, që synojnë t’i japin fund luftimeve në Rripin e Gazës.

Armëpushimi 72 orësh mes palëve, që deri tani është respektuar, hyri sot në ditën e dytë.

Bisedimet synojnë të arrijnë një zgjidhje afat-gjatë për përfundimin e dhunës. Ato po zhvillohen në Kajro, por palët nuk po takohen drjetpërdrejtë.

Dallimet janë të mëdha, por palët kanë shprese në arritjen e përparimit.

Hamasi ka kërkuar që Izraeli dhe Egjipti të heqin plotësisht bllokadën, e cila i ka bllokuar banorët në Gazë, duke i bërë totalisht të varur nga ndihmat humanitare.

Israeli thotë se nuk do t’i zbusë kufizimet pa patur garanci se Hamasi do të çmilitarizohet. Gjatë javëve të fundit Hamasi ka lëshuar mijra raketa drejt Izraelit.

Mbi 1 mijë e 900 palestinezë, shumica civilë, kanë humbur jetën në luftimet që shpërthyen muajit e kaluar. Nga pala izraelite kanë humbir jetën 64 ushtarë dhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG