Lidhje

Izraeli do të lirojë të burgosur të tjerë palestinezë


Izraeli ka miratuar lirimin e një grupi të dytë të burgosurish palestinezë, që vuanin dënime të gjata pas hekurash. Lirimi bëhet në kuadër të një marrëveshjeje që shënoi rifillimin e bisedimeve të paqes mes dy palëve.

Në një votë dje, një komision ministror izraelit autorizoi lirimin e 26 palestinezëve të cilët kishin qëndruar nga 19-28 vjet në burg, shumë prej tyre për vrasjen e shtetasve izraelitë. Të gjithë ishin burgosur për akte dhune të kryera para se Izraeli të nënshkruante marrëveshjen e përkohëshme të paqes në vitin 1993 me Autoritetin Palestinez dhe Bregun Perëndimor.

Me njoftimin për lirimin e grupit të dytë të të burgosurve fillon një periudhë 48 orëshe gjatë së cilës, të afërmit e të vrarëve mund të paraqesin ankesa ndaj lirimeve të planifikuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG