Lidhje

Israeli dhe Hamasi, dakord për një armëpushim 12-orësh


IsraelI dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim prej 12-orësh, duke filluar të shtunën në Gazë.

Ushtria izraelite tha se armëpushimi hyn në fuqi në orën 8 të paradites, sipas orës lokale, por ushtria tha se përsëri do të vazhdojë të kërkojë dhe shkatërrojë tunelet që militantët i përdorin për futur kontrabandë armë në Gazë.

Një zyrtar i Hamasit tha se grupi militant po ashtu do t’i ndalë luftimet për një periudhë 12-orëshe.

Sekretari Kerry tha se njoftimet e medias izraelite, sipas të cilave kabineti i ka hedhur poshtë planet për një armëpushim 7-ditësh, janë të gabuara.

Zoti Kerry tha se nuk është bërë ndonjë propozim zyrtar për marrëveshje dhe se Izraeli kërkon ndryshime në gjuhën që do të përdorej. Ai tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është i përkushtuar për të punuar për një armëpushim.

Kryediplomati i lartë amerikan tha se një armëpushim një-javor do të shfrytëzohej për t’i sjellë të gjitha palët së bashku, për të shqyrtuar çështjet që kanë çuar në dhunën vdekjeprurëse mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Fushata izraelite nga ajri dhe toka kundër sulmeve me raketa të Hamasit nga Gaza, ka shkaktuar vdekjen e mbi 800 palestinezëve. Shumica e viktimave kanë qenë, civilë përfshirë shumë fëmijë.

32 ushtarë dhe dy civilë izraelitë kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG