Lidhje

Fillojnë negociatat izraelito-palestineze

  • Dan Robinson

Negociatorët izraelitë dhe palestinezë po rifillojnë bisedimet e paqes sot në Jeruzalem, përpjekja e parë e pavarur në tre vjet për të zgjidhur ëpshtje madhore mes tyre.

Të dyja palët zhvilluan bisedime paraprake muain e kaluar në Uashington dhe janë angazhuar të shpenzojnë nëntë muaj diskutime për fatin e refugjatëve palestinez, vendbanimeve izraelite dhe kufijëve të shtetit të ardhshëm palestinez.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se të dyja palët kuptojnë se bisedimet janë të nevojshme veçanërisht për çështjen e kufirit dhe atë të sigurisë. Ai foli me telefon si me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ashtu edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas para se të fillonin bisedimet sot.

Negociatat po drejtohen nga ministrja izraelite e drejtësisë Tzipi Livni dhe kryenegociatori palestinez Saeb Erekat, me ndihmën e ish ambasadorit amerikan në Izrael, Martin Indyk.
XS
SM
MD
LG