Lidhje

Vazhdon armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit


Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit vazhdoi edhe sot, megjithë një shkëmbim të shkurtër gjatë natës me raketa dhe sulme ajrore.

Të dyja palët ranë dakord dje ta zgjatin pesë ditë ndalimin e luftimeve, për t'u krijuar mundësi ndërmjetësve egjiptianë të bisedimeve të arrijnë një marrëveshje që do t'i jepte fund konfliktit.

Pas njoftimit të armëpushimit të ri, Izraeli tha se disa raketa u hodhën nga Gaza në Izrael dhe se ushtria izraelite u përgjigj me sulme ajrore. Shkëmbimi i zjarrit përfundoi sot para agimit dhe nuk pati njoftime për viktima.

Që nga fillimi i korrikut, në Gazë janë vrarë rreth 1,950 palestinezë, shumica e tyre civilë. Janë vrarë gjithashtu 67 izraelitë, shumica ushtarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG